Allegri: Në verë do të marrë drejtimin e një skuadre

Massimiliano Allegri do të rikthehet sërish në pankinë në sezonin e ardhshëm. Ish-trajneri  i Juventusit i intervistuar në Paris gjatë prezantimit të librit të tij që titullohet “Të fitosh është kaq e thjeshtë”, ka folur edhe për të ardhmen duke premtuar rikthimin në stol që nga sezoni i ardhshëm.

“Në shtator duhet të rikthehem në rast të kundërt do të mësohem të jem gjithmonë me pushime dhe nuk do të punoj më”, ka thënë Allegri duke qeshur.

Në Itali e kërkojnë Roma dhe Milani, në Angli Manchester United, ndërsa në Francë është përmendur emri i Manchester United. Mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Max Allegrit por e sigurt është që në verë ai do të marrë drejtimin e një klubi të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?