Allegri: Objektivi i Milanit është arritja në Champions, Modric thelbësor për ne!

Milani ka mbërritur në Singapor për të nisur turin veror, ku do të përballet fillimisht me Arsenalin më 23 korrik, në një sfidë me aromë Championsi, kompeticion ku kuqezinjtë nuk do të marrin pjesë këtë sezon. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri e pranoi me sinqeritet mungesën, por theksoi edhe anët pozitive.

“E mira është që duke luajtur vetëm një herë në javë, kemi më shumë kohë për të punuar dhe për të krijuar një grup të fortë. E keqja është se pa Champions nuk luan ato ndeshje të mëdha që të gjithë duan. Por unë e shoh gotën gjysmë plot. Duhet të punojmë mirë që Milan të rikthehet në Champions sezonin e ardhshëm.”

Allegri nuk e fshehu objektivin kryesor të sezonit: “Jam kthyer me entuziazëm dhe përqendrim total. Objektivi ynë është kualifikimi në Champions League për sezonin 2026-27, gjë jetike për klubin dhe për markën Milan në aspektin ekonomik.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri kuqezinj shtoi se skuadra ka nisur mirë përgatitjet dhe nënvizoi rëndësinë e afrimeve të reja: “Kemi filluar para 20 ditësh dhe ekipi po punon mirë. Modric do të jetë një element thelbësor për ne. Ai është kampion dhe do të rrisë nivelin teknik të ekipit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për merkaton, Allegri theksoi qasjen e duruar:”Ka bashkëpunim të plotë me klubin. Objektivi është që më 31 gusht të kemi një skuadër konkurruese për të gjitha objektivat.”

Turneu veror i Milanit – Ndeshjet miqësore:

23/07, ora 13:30 (Singapor): Arsenal – Milan

26/07, ora 13:30 (Hong Kong): Milan – Liverpool

31/07, orari në pritje (Perth): Perth Glory – Milan

09/08, ora 16:00 (Dublin): Leeds United – Milan

10/08, ora 16:00 (Londër): Chelsea – Milan

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Maignan, Raveyre, P. Terracciano, Torriani

Mbrojtës: Bartesaghi, Duțu, Gabbia, Jiménez, Magni, Pavlović, F. Terracciano, Thiaw, Tomori

Mesfushorë: Bondo, Comotto, Fofana, Loftus-Cheek, Musah, Pulisic, Ricci, Saelemaekers

Sulmues: Chukëueze, Colombo, Leão, Liberali, Okafor

Allegri: Objektivi i Milanit është arritja në Champions, Modric thelbësor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?