Allegri pas barazimit me Sassuolon: Duken si dy pikë të humbura, por në fund do na vlejë kjo pikë!

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka analizuar barazimin ndaj Sassuolos në “San Siro”, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës, por edhe duke pranuar se kishte momente ku ekipi mund të menaxhonte më mirë rezultatin.

“Bëmë një ndeshje të mirë, sulmuam siç duhet ndaj një mbrojtjeje të vendosur. Te goli i parë dhe i dytë duhej të ishim më të vëmendshëm. Megjithatë, në përgjithësi luajtëm mirë, edhe pse pas rezultatit 3-1 rrezikuam ta humbnim ndeshjen,” u shpreh Allegri.

Tekniku kuqezi theksoi rëndësinë e pikës së marrë, pavarësisht zhgënjimit fillestar. “Le ta marrim këtë barazim dhe të përqendrohemi te Superkupa. Sot duket sikur kemi humbur dy pikë, por në fund të sezonit kjo pikë do të rezultojë e vlefshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për objektivat sezonalë, Allegri ishte i qartë: “Rruga jonë është të mbyllim sezonin më 25 maj mes katër ekipeve të para. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të pësojmë më pak gola, sepse kemi pësuar shumë. Megjithatë, ndaj lojtarëve nuk kam asnjë kritikë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, trajneri shpjegoi edhe zëvendësimin e Pulisic. “Do ta bëja sërish atë ndryshim. Ai kishte luajtur 72 minuta të mira, por në atë moment na duhej një mesfushor më shumë dhe ishte e nevojshme të mbronim më mirë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?