Alonso arrin akordin me klubin madrilen, do të rikthehet sërish në La Liga
Marcos Alonso ka vendosur të rikthehet në atdheun e tij, pasi mediat iberike raportojnë se ka arritur marrëveshjen me Atleticon e Madridit. I përfunduar jashtë planeve të Chelseat, për shkak të një zënke me trajnerin Lampard, Alonos nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 3 muajt e fundit dhe ishte në pritje të hapjes së merkatos për t’u larguar nga Londra.
Sipas mediave spanjolle, marrëveshja mes Atleticos së Madridit dhe Chelsea-t është arritur për një huazim 6-mujor, ku Los Colchoneros kanë marrë përsipër të paguajnë gjysmën e pagës së Alonsos dhe kanë ruajtur të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.
Marcos Alonso është rritur në akademinë e Realit të Madridit dhe më pas ka veshur fanellat e skuadrave si Bolton, Fiorentina, Sunderland e Chelsea.