Alvarez kriset me Atletico Madrid, argjentinasi paraqet një certifikatë depresioni

Situata mes Julián Álvarez dhe Atletico Madridit po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, teksa e ardhmja e sulmuesit argjentinas mbetet në pikëpyetje në ditët e fundit të merkatos.

Alvarez nuk është paraqitur për të tretën ditë radhazi në stërvitjen e skuadrës. Sipas raportimeve të fundit, mungesa e tij lidhet zyrtarisht me një problem shëndetësor, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se futbollisti ka paraqitur një raport mjekësor.

Situata vjen në një moment kur marrëdhënia mes sulmuesit dhe klubit madrilen është acaruar ndjeshëm. Álvarez është vënë në shënjestër të tifozëve të Atletico Madridit, të cilët e kontestuan gjatë ndeshjes së fundit ndaj Villarrealit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prapaskenë, interesimi për argjentinasin mbetet i madh. Barcelona e ka bërë të qartë dëshirën për ta afruar, ndërsa edhe Arsenali po monitoron situatën. Megjithatë, Atletico Madrid ka deklaruar publikisht se nuk dëshiron të negociojë me Barcelonën për transferimin e 26-vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë klimë të tensionuar, largimi i Álvarez nga Madrid duket gjithnjë e më shumë si një mundësi reale. Megjithatë, Atletico vijon të mbajë një qëndrim të fortë dhe kërkon që lojtari të rikthehet i fokusuar te objektivat e skuadrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?