Amarildo Bakaj nuk di të ndalet, detyron ganezin që të dorëzohet (VIDEO)
Amarildo Bakaj është i pandalshëm. Boksieri shqiptar ka arritur një tjetër fitore ndaj ganezit Maluwi Folivi, një ndeshje ku kundërshtari është detyruar që të dorëzohet nga grushtet e fuqishme të shqiptarit.
Dueli i luajtur në Londër në “Harrow Leisure Centre”, u dominua nga Amarildo në të gjitha raundet.
Gjithçka zgjati katër raunde dhe u desh një grusht kampioni që Bakaj të rikthente gjithçka në favor të tij, për të fituar edhe këtë duel. Kjo është fitorja e dytë në 12 ndeshje për boksierin shqiptar.