Ambasada e SHBA-së uron kampionin e botës, Florian Markun

Florian Marku u shpall kampion bote dhe urimeve iu është bashkuar dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Përgëzim Florian Marku, kampionit shqiptar të IBF. Ambasada e SHBA në Tiranë i dërgon urimet më të mira kampionit të parë të botës nga Shqipëria! Urime kampion!”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.

Florian Marku mundi me pikë ukrainasin Maxim Prodan pas një ndeshje që zgjati 10 raunde në “Tottenham Stadium”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?