Amir Rrahmani kuqezi, nga fitorja me Lichtenschtein në stadium ndaj Armenisë
Në ndeshjen ndaj Armenisë në tribunën e Tifozëve Kuq e Zi ishte dhe një ultras special, mbrojtësi i kombëtares U-21, Amir Rrahmani. Ai mbrëmjen para ndeshjes së ekipit të drejtuar nga Gianni de Biasi luajti me kombëtaren U21 në transfertë kundër Lichtenschtein, ndeshje që kuqezinjtë e drejtuar nga Skënder Gega e fituam 2-0. Rrahmani, futbollist i Partizanit, nuk mund të ishte indiferent ndaj entuziazmit kuqezi në “Elbasan Arena” ku shfaqet si një tifoz ultras, me ëndrrën që një ditë edhe ai të veshë fanellën e ekipit të parë të kombëtares sonë.
KOHA JONË SONDAZH

