Amir Rrahmani: Napoli tashmë është shtëpia ime e parë, jo më Kosova
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napoli, skuadër ku aktivizohet prej vitit 2020 dhe me të cilën ka arritur tashmë kuotën e 200 paraqitjeve.
Mbrojtësi kosovar ka treguar lidhjen e fortë që ka krijuar me qytetin dhe klubin italian, duke deklaruar se Napoli është kthyer në shtëpinë e tij të parë.
“Pas kaq shumë vitesh në Napoli, mund të them se shtëpia ime e parë nuk është më në Kosovë, por këtu”, u shpreh Rrahmani në një intervistë për “Radio CRC”.
Futbollisti foli edhe për objektivat personalë me fanellën e Napolit, duke lënë të kuptohet se dëshiron të vazhdojë gjatë me klubin italian.
“Sa më shumë paraqitje të bëj, aq më mirë është për mua dhe për klubin. Kjo tregon se jam ende i aftë për të kontribuar”, tha ai.
Rrahmani u ndal edhe te sfida e rëndësishme ndaj Pizës, duke theksuar rëndësinë e fitores në garën për një vend në UEFA Champions League.
“Ndeshja ndaj Pizës është shumë e rëndësishme. E dimë që na duhen tre pikët për t’u kualifikuar në Champions League”, deklaroi mbrojtësi kosovar, i cili shpreson të gjejë edhe golin e parë deri në fund të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

