Amorim kërkon largimin e Rafael Leao, Milani gati të ulë çmimin e tij

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në lidhje me të ardhmen e Rafael Leao te Milani. Sipas raportimeve të Sky Sport, trajneri Ruben Amorim u ka bërë të ditur drejtuesve kuqezi se, pas rreth një muaji punë dhe vlerësimi të skuadrës, do të preferonte që sulmuesi portugez të largohej nga klubi.
Nuk bëhet fjalë për një përplasje mes palëve dhe qëndrimi i Leao nuk do të konsiderohej një problem nëse nuk gjendet një blerës. Megjithatë, presidenti Gerry Cardinale duket i gatshëm të mbështesë dëshirën e trajnerit dhe të shqyrtojë seriozisht një shitje të 26-vjeçarit.
Madje, drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Leao-s, ku është diskutuar e ardhmja e tij. Në këtë kontakt, klubi ka sinjalizuar se tashmë mund të mjaftohet me një ofertë prej 40 milionë eurosh, maksimumi 45 milionë, për ta lënë të lirë lojtarin. Kjo shifër është më e ulët se 50 milionë eurot që Milani kishte përcaktuar fillimisht.
Leao, i cili ka kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2028, ka regjistruar 291 ndeshje dhe 80 gola me Milanin. Në total, sulmuesi portugez numëron 49 paraqitje me kombëtaren e Portugalisë, ku ka shënuar gjashtë gola.
KOHA JONË SONDAZH

