Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

ANALIZA/ Çfarë fitoi dhe humbi futbolli shqiptar nga bojkoti? (VIDEO)

Politikë E martë, 3 Nëntor 2020 12:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditën e nesërme më në fund topi do të nisë të rrotullohet edhe në Shqipëri. Kategoria Superiore, e programuar që të fillonte më 12 shtator, do të startojë më 4 nëntor për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste. Pas rreth një muaj e gjysmë “lufte” me qeverinë, klubet dhanë dritën jeshile, por pyetja që shtrojnë të gjithë është se çfarë fitoi futbolli shqiptar nga ky bojkot? Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova, në sqarimin  që dha për mediat u shpreh se tri nga 4 pikat janë zgjidhur: “Për tri pikat e para ne kemi rëndë dakord me Ministrinë e Financave dhe për t’i zgjidhur, sigurisht jo 100%  por në masë të kënaqshme. “Thembra e Akilit” është Ligji i Sponsorizimit, për të cilin po vazhdojnë të këmbëngulim dhe negociojmë, që të pranohet varianti ynë, sepse është më funksional, më i pranueshëm për komunitetin e sportit dhe më i realizueshëm në fund të fundit”.

Por e vërteta është se deri më tani asnjëra prej pikave nuk është realizuar nga qeveria. Çfarë fitoi dhe çfarë humbi futbolli nga kjo ndalesë e gjatë që zgjati thuajse dy muaj?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

1. Me siguri që fitoi vëmendje nga qeveria dhe nga shtypi. Në thelb kërkesat e hartuara nga Liga Profesioniste nga të gjithë janë pranuar si të drejta. Ata nxitin investimet në futboll dhe e bëjnë një sport më të shëndetshëm nga pikëpamja financiare. Kryeministri Rama caktoi si ndërmjetës në këtë rast deputetin Fidel Ylli, edhe pse në fillim ishte vendosur kusht takimi vetëm me të. Fakti që qeveria shqiptare, me Ministrin e Financave u vendosën në lëvizje është pozitiv, edhe pse ende me asnjë pikë konkrete të zgjidhur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2. Nëse mund të quhet pozitive, është edhe fakti që Liga Profesioniste mori premtime. Tri nga katër pikat janë cilësuar si të zgjidhura, ndërkohë që Ligji i Sponsorizimeve është një dilemë e madhe. Fakti që ka shpresë se mund të ndodhë diçka në muajt në vijim mund të cilësohet si pozitive dhe një hap përpara, duhet t’ia lëmë kohës vërtetimin nëse premtimet do të bëhen realitet.

Mund t'ju interesojë

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Para 9 orësh
Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 10 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 10 orësh

Po çfarë humbi futbolli dhe futbollistët në Shqipëri?

a). Me siguri që pika më e rëndësishëm është koha. Në këtë periudhë të vështirë, të diktuar edhe nga pandemia e koronavirusit, koha bëhet e çmuar. Imagjino në Europë, ku kampionatet kanë filluar në mënyrë normale, klubet janë të detyruar që të luajnë njëherë në tri ditë. Në Shqipëri që nga fillimi i shtatorit dhe deri më tani, janë humbur disa javë, kur futbollistët mund të kishin pasur ndeshjet e duhura dhe tashmë të gëzonin një formë të mirë sportive.

b). Së dyti klubet dhe futbollistët me siguri që kanë humbur edhe para. Klubet në vendin tonë hasin vështirësi për të paguar lojtarët në periudha normale, imagjinoni në një kohë kur janë të detyruar që të mos luajnë.

c). Së treti forma sportive. Shumë lojtarë janë në një situatë të vështirë, teksa do të detyrohen që të luajnë ndeshje çdo tri ditë për shkak të kalendarit të ngjeshur, për të mbyllur një sezon anormal. Bojkoti ka ngjeshur së tepërmi periudhën e ndeshjeve, ndërkohë që as heqja e ndeshjeve të kthimit në Kupë nuk është e mjaftueshme për ta kthyer në normalitet.

d). Klubet humbën disa futbollistë. Duka parë periudhën të paqartë në vendin tonë, shumë lojtarë vendosën që të largoheshin në Kosovë, atje ku kampionati ka nisur në mënyrë normale. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

Etiketat e lidhura

fillimikampionatiRozalb LikaSuperliga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.