Analiza thumbuese e Sacchit për futbollin italian: Trajnerët presin gabimet e kundërshtarëve për të kaluar në avantazh!
Në analizën e radhës së publikuar për gazetën “Il Giornale”, Arrigo Sacchi foli për futbollin italian, duke u ndalur edhe në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
“Kur më thirri Berlusconi, Milani kishte 30 mijë tifozë që kishin bileta sezonale. Një vit më pas numri i tyre u trefishua. Në fushë nuk kishte 11 aktorë që luanin secili më vete, por një kastë që ishin të lidhur dhe respektonin të njëjtin komplot. Ai film u bë kolosal.
Pse nuk ka ndeshje emocionuese si Real-City në kampionatin tonë? I yni është kampionati i trajnerëve që me pak përjashtime, favorizojnë taktikat mbi strategjinë. Ai pret gabimin e kundërshtarit për të përfituar dhe për të kaluar në avantazh.
Një shembull? Pak kohë më parë në Itali pashë një ndeshje në klubin ku luante Ronaldo. Ai ishte plotësisht i ndarë nga skuadra. E mërzitshme vdekjeprurëse. Pati një blic fitues, por në atë moment unë teshtita dhe humba golin e CR7. Veprimi individual nëse nuk është pjesë e një tërësie, është njësoj si një stoli e bukur në një tavolinë të pa zbukuruar”, deklaroi Sacchi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

