ANALIZA/ Zgjedhjet taktike të Liverpoolit që sollën shkatërrimin e Barcelonës (FOTO LAJM)
Mbrëmja e “Anfield” është ende nën vëmendjen e të gjithë të apasionuarve të futbollit, të cilët ishin dëshmitarë të një nga shfaqjeve më të bukura në historinë e futbollit. Një natë unike, e cila solli emocione të mëdha, por që mund të shpjegohet – me një kokë të ftohtë, një ditë më vonë – edhe nga një pikëpamje taktike. Gjysmëfinalja e kthimit të Ligës së Kampionëve ishte triumfi i futbollit me shumë ritëm nga Jurgen Klopp, një futboll që arriti të shkonte edhe përtej mungesave shumë të rënda të Salah dhe Firmino, duke i shtuar dëmtimin e Andy Robertson në fund të pjesës së parë .
Rënia e Barcelonës nuk mund të shpjegohet ndryshe vetëm si një rënie në “pellgun e zjarrtë” të Anfield, por shfaqet mund të gjenden edhe te sjellja e skuadrës blaugrana, që pësoi një disfatë të ngjashmë si ajo me Romën. Merita e Liverpoolit ka të bëjë me faktin që luajti një lojë shumë agresive dhe shpesh herë duke i lënë topin Barcelonës, për të shfrytëzuar një nga armët e tij më të mira (dhe një nga gurët themelorë të filozofisë së Klopp), rikuperimi i topit dhe më pas rinisja e frikshme.
“The Reds” kanë rikuperuar 90 topa kundër 75 të Barcelonës , të ndarë në zonat e fushës: 36 topa të ulëta, 40 të mesëm, 14 të lartë. Matip ishte lojtari që rikuperoi më shumë topa (15), pasuar nga i pa lodhuri Fabinho (12). Liverpooli në pjesën e parë ka luajtur shumë përpara, duke ushtruar presion te Barcelona, si në shembullin e mëposhtëm të Matip.

Edhe goli i 2-0 erdhi pas një aksioni të rikuperuar shumë lart nga Alexander-Arnold, duke detyruar Jordi Albën që të gabonte, teksa e gjithë skuadra e Liverpoolit ishte e vendosur shumë përpara për të goditur.

Në asnjë rast skuadra angleze nuk kishte frikë për t’ia lënë zotërimin e topit Barcelonës (58-21 për qind), teksa edhe numri i pasimeve të kompletuara ishte (478-329 në favor të blaugranëve). Barcelona në fakt kishte shanset e veta, për të gjetur rrugën e rrjetës, por portieri Alisson ishte në një mbrëmje magjike. Sa i përket rasteve për gola, Liverpooli kishte 9 të tillë, ndërkohë që blaugranët kishin 7 shanse, 5 prej të cilave të ndalura nga “gardiani” brazilian.

Por lëvizja që do të ndryshonte ndeshjen në fakt, erdhi rastësisht. Dëmtimi i Robertson detyroi Klopp, që të nxirrte skocezin teksa në vendin e tij u aktivizua Wijnaldum, duke spostuar Milner në krahun e majtë të mbrojtjes. Holandezi bëri diferencën, me dy goditje të bukura me kokë brenda zonës, që sollën dy gola dhe me veprime të shpejta dhe driblime fantastike në mesfushë. Barcelona fitoi me të vetmen mënyrë që di të fitojë, duke qëndruar në fushën e kundërshtarit dhe me një ritëm të lart. Një taktik që “The Reds” e përdori edhe në “Camp Nou”, por këtë herë fati ishte në krahun e tyre. /Rozalb Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

