Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit, Reali piketon pasuesin e mundshëm

Carlo Ancelotti pritet të jetë trajneri i ri i Brazilit. Palët kanë arritur një marrëveshje të plotë, dhe vetëm lirohet nga detyrat e tij tek Real Madrid, ku është duke përfunduar sezoni aktual.
Sipas mediave ndërkombëtare, Ancelotti do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të Kupës së Botës 2026, me mundësi rinovimi për katër vite të tjera, duke përfshirë edhe Botërorin e 2030-shit, që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok. Ai do të përfitojë rreth 10 milionë euro në vit.
Ky është një kapitull i ri për trajnerin italian, pasi për herë të parë në karrierë do të drejtojë një ekip kombëtar. Ndërkohë, në Madrid, po punohet për të gjetur pasuesin e Ancelottit, me Santiago Solari duke qenë kandidat i përkohshëm gjatë Botërorit për Klube.
Alternativat kryesore për stolin e Real Madrid janë Xabi Alonso dhe Jurgen Klopp, ndërkohë që drejtuesit po mendojnë me qetësi për zgjedhjen e trajnerit të ri.