Ancelotti i kundërpërgjigjet Guardiolës: Nuk kemi 99% shanse për t’u kualifikuar!

Carlo Ancelotti nuk i beson Manchester Cityt. Trajneri i Real Madridit foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të play-off-it të Champions League.

“Pres një ndeshje argëtuese, të komplikuar, të vështirë. Po mundohemi të përgatitemi mirë dhe të rikuperojmë disa lojtarë. Gjithçka është në rrezik në 90 minuta.

1 % shanse? Do ta pyes nesër para ndeshjes por mendoj se ai mendon se ka një shans më të mirë, ashtu si ne mendojmë se nuk kemi 99%. Ne kemi një avantazh të vogël, duhet të përfitojmë prej tij dhe të luajmë të njëjtën ndeshje në si në të parën kur gjerat shkuan mirë”, tha Ancelotti. /Koha Jonë/

SHKARKO APP