Ancelotti: “Ideja për rolin e Pirlo erdhi prej tij. Italia jashtë Botërorit? Ka probleme për t’u zgjidhur…”

Trajneri Carlo Ancelotti, në një intervistë të gjatë për The Athletic, ka ndarë detaje nga karriera e tij 34-vjeçare plot suksese, duke prekur tema si mundësia e Neymarit te Brazili, habia për mungesën e Italisë në Kupën e Botës dhe filozofinë e tij të drejtimit. Ai zbuloi se Andrea Pirlo vetë i propozoi rolin e tij si mesfushor mbrojtës, si dhe përgatitjet specifike për penalltitë me kombëtaren braziliane.
Lidhur me Neymarin, Ancelotti konfirmoi se ai “ishte dhe është një opsion” për Brazilin, por vendimi do të merret pas një vlerësimi të plotë. Ai theksoi se talenti i lojtarit nuk vihet në diskutim, por thelbi qëndron te “kushtet e tij të mira fizike”.

Ancelotti kujtoi triumfet e Brazilit në Botëror, duke përmendur dyshen Romario-Bebeto dhe trion Ronaldinho-Rivaldo-Ronaldo. Megjithatë, ai theksoi se suksesi i vërtetë erdhi nga kombinimi i organizimit mbrojtës me talentin, duke përmendur se Brazili luajti për herë të parë me tre mbrojtës qendrorë. “Talenti vetëm nuk mjafton për të fituar një Botëror,” shpjegoi ai, duke shtuar se duhen elementë të tjerë si shpirti i mirë, qëndrimi, puna e palodhur dhe sakrifica. Ai e cilësoi Diego Maradonën në 1986 si shembullin e fundit të një lojtari që fitoi Botërorin vetëm, por theksoi se futbolli ka ndryshuar.
Për mungesën e Italisë nga Botërori, Ancelotti e quajti “të pabesueshme” dhe shprehu shpresën se problemet e shumta në futbollin italian do të zgjidhen shpejt. Ai beson se gjithnjë e më shumë italianë do të mbështesin Brazilin.

Trajneri italian vlerësoi Premier League si kampionatin më të mirë dhe Arsenalin si skuadrën kryesore. Ai zbuloi se ka përgatitur lojtarët e tij për penalltitë, madje me ndihmën e një psikologu sportiv, duke studiuar rutina për të mos i përballuar “verbërisht”. Ancelotti theksoi rëndësinë që lojtarët të dinë saktësisht çfarë duhet të bëjnë në ato momente presioni.
Ancelotti mbështeti një rikthim të mundshëm të Mourinhos te Real Madridi, duke shprehur besimin se ai mund të bëjë një punë fantastike. Ai shpjegoi filozofinë e tij të menaxhimit të dhomës së zhveshjes te Real Madridi: “Kam kërkuar të krijoj një marrëdhënie me personin, jo me lojtarin.” Për suksesin e Realit, ai theksoi nevojën për kohë për të rindërtuar një ambient të balancuar, jo vetëm cilësi teknike. Ai mbrojti idenë se strategjia duhet të diskutohet me lojtarët, duke marrë ide prej tyre, siç ndodhi me Andrea Pirlon. “Nuk dua ushtarë në fushë. Dua lojtarë të bindur për atë që duhet të bëjnë,” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ancelotti renditi Francën, Spanjën, Argjentinën, Anglinë, Gjermaninë dhe Portugalinë si skuadra konkurruese për Botërorin e ardhshëm, duke theksuar se “nuk ekziston skuadra perfekte” dhe se çdo ekip ka problemet e veta. Ai theksoi se Brazili nuk dëshiron thjesht të marrë pjesë, por “dëshiron të provojë të fitojë”. Përgjegjësia është një nder, por ai e di se gjykimi i vërtetë për punën e tij do të jetë nëse Brazili fiton apo humbet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?