FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ancelotti para sfidës me Haitin: Brazili duhet të bëjë më mirë, do bëj ndryshime në formacion!

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar reagim nga skuadra e tij përpara ndeshjes së dytë në Kupën e Botës 2026 kundër Haitit, pas barazimit zhgënjyes ndaj Marokut në debutimin e “Seleçaos”.

Në konferencën për shtyp para takimit, tekniku italian pranoi se paraqitja e Brazilit në ndeshjen e parë nuk ishte në nivelin e pritshëm dhe paralajmëroi ndryshime në formacionin titullar.

“Skuadra mund dhe duhet të bëjë më mirë. Do të bëjmë disa ndryshime, ndoshta do të aktivizojmë lojtarë më të freskët. Duhet të përmirësohemi në aspektin e ekuilibrit dhe cilësisë së lojës. Duhet të gabojmë më pak në pasime. Kemi cilësinë e nevojshme për ta bërë këtë dhe për të zhvilluar një ndeshje të bukur”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri brazilian theksoi se nuk e ka problem të zbulojë formacionin, por preferon që fillimisht ta komunikojë atë me lojtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kam asnjë problem të bëj publike formacionin titullar. Futbolli nuk ka sekrete, por preferoj t’ua them më parë futbollistëve”, u shpreh ai.

Duke analizuar sfidën me Marokun, Ancelotti u tregua autokritik dhe kërkoi zgjidhje të shpejtë për problemet e evidentuara.

“Ndeshja kundër Marokut nuk shkoi mirë dhe kjo më bën të jem kritik ndaj skuadrës. Duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi punuar gjatë këtyre ditëve për ta përmirësuar situatën dhe besoj se do t’ia dalim, sepse vazhdoj të kem besim se kjo skuadër do të jetë konkurruese në këtë Botëror”, tha ai.

Ancelotti renditi edhe aspektet ku Brazili duhet të përmirësohet për të rikthyer nivelin e tij.

“Duhet të bëjmë mirë shumë gjëra: të mbrohemi si grup, të sulmojmë me cilësi, të shfrytëzojmë talentin individual, të jemi agresivë në fazën ofensive dhe të organizuar në mbrojtje, si brenda ashtu edhe jashtë zonës”, theksoi trajneri italian.

Në fund, ai vlerësoi kundërshtarin e radhës, duke paralajmëruar se Haiti nuk duhet nënvlerësuar.

“Haiti është një skuadër shumë e ekuilibruar, me cilësi të mira fizike dhe organizim të shkëlqyer. Ata kanë një sistem loje të qartë dhe luajnë futboll të mirë me karakteristikat që zotërojnë. Duhet të respektojmë çdo kundërshtar, sepse ky është një Kampionat Botëror dhe të gjithë ekipet janë maksimalisht të motivuara”, përfundoi Ancelotti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?