Ancelotti publikon listën e Brazilit për Botërorin, Neymar rikthehet mes të grumbulluarve

Brazil ka bërë publik grupin e lojtarëve që do të përfaqësojnë “Seleçaon” në Kupën e Botës, me vëmendjen që është përqendruar te rikthimi i Neymar në ekipin kombëtar. Lista prej 26 futbollistësh u prezantua nga trajneri Carlo Ancelotti gjatë një aktiviteti në Rio de Janeiro, ku italiani konfirmoi besimin ndaj sulmuesit të Santosit pas rikthimit të tij në formë.

Në repartin ofensiv spikasin edhe emra si Vinícius Júnior, Raphinha dhe talenti i ri Endrick, ndërsa Ancelotti bëri të qartë se në skuadër nuk do të ketë trajtim të veçantë për askënd, përfshirë Neymarin. Sipas teknikut italian, fanellën e titullarit do ta fitojnë vetëm lojtarët që tregojnë nivelin më të lartë në fushë.

Në listë nuk mungojnë as Bremer dhe Wesley, si dhe emra që kanë lënë gjurmë në Serie A, si Alisson Becker, Danilo, Alex Sandro dhe Lucas Paquetá.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra braziliane do të nisë grumbullimin më 31 maj, fillimisht për një miqësore ndaj Panama në stadiumin Maracana Stadium, përpara se të zhvendoset në Amerikë për fazën finale të përgatitjeve. Debutimi në Botëror është planifikuar më 13 qershor ndaj Marokun, ku Brazili synon ta nisë me këmbën e mbarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "CBF CBF BRASIL CONVOCADO PARA A COPA Goleiros Alisson Ederson ෙളം Weverton Defensores Alex Sandro Meias Bruno Guimarães Casemiro Danilo Santos Fabinho Lucas Paquetá Atacantes Endrick Gabriel Martinelli Igor Thiago Luiz Henrique Matheus Cunha Neymar Raphinha Rayan Vini ViniJr. Jr. Bremer Danilo Douglas Santos Gabriel Magalhães Ibañez Léo Pereira Marquinhos Wesley CBF 10 BRASIL TNT SPORTS"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?