Ancelotti publikon listën te Brazili, rikthehet Douglas Luiz

Carlo Ancelotti ka hedhur hapin e parë drejt një ristrukturimi të thellë të kombëtares së Brazilit. Trajneri italian ka publikuar të mërkurën listën e të grumbulluarve, ku bie në sy prania e shumë talenteve të rinj dhe mungesa e disa prej lojtarëve që ishin pjesë e Brazilit në Kupën e Botës, vetëm tre muaj më parë.

“Seleçao” do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Australisë, më 25 shtator në Toënsville dhe më 29 shtator në Brisbane. Më pas, Brazili do të përballet për herë të parë në histori me Indinë, më 3 tetor në Kalkuta, një qytet ku kombëtarja braziliane gëzon një numër të madh tifozësh.

Ideja e Ancelottit është që këta futbollistë të formojnë gradualisht boshtin e Brazilit për Kupën e Botës 2030.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e plotë e Brazilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Portierë: Hugo Souza (Corinthians), Pedro Morisco (Coritiba), Otávio (Cruzeiro).

Mbrojtës: Artur Dias (Athletico Paranaense), Ëesley (Roma), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Gabriel Magalhães (Arsenal), Douglas Santos (Zenit), Jair (Nottingham Forest), Matheuzinho (Corinthians), Maurício Júnior (PSV Eindhoven), Vitor Reis (Manchester City).

Mesfushorë: Bruno Guimarães (Arsenal), Andrey Santos (Manchester United), Danilo Santos (Botafogo), Douglas Luiz (Juventus), Breno Bidon (Corinthians), Gabriel Bontempo (Santos).

Sulmues: Endrick, Vinícius Júnior (Real Madrid), Raphinha (Barcelona), Rayan (Bournemouth), João Pedro (Chelsea), Samuel Lino dhe Pedro (Flamengo).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2615 (65%)
Jo 1405 (35%)

Vota totale: 4020