Ancelotti reagon pas eliminimit të Brazilit: Dhimbja është e madhe, por besimi ynë mbetet i pandryshuar

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të “Seleçaos” nga Kupa e Botës 2026, duke përcjellë një mesazh optimist përmes rrjeteve sociale.

Tekniku italian pranoi zhgënjimin e madh pas humbjes ndaj Norvegjisë, por theksoi se projekti i Brazilit do të vazhdojë me të njëjtin besim dhe përkushtim.

“Sot dhimbja është e madhe. Por besimi në atë që po ndërtojmë nuk ndryshon. Do të vazhdojmë të punojmë për Kombëtaren tonë. Gjithmonë së bashku. Gjithmonë Brazil!”, shkroi Ancelotti në profilin e tij në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brazili u eliminua në fazën e 1/8-ve të Botërorit 2026 pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë, duke i dhënë fund ëndrrës për të fituar titullin e gjashtë botëror. Pavarësisht zhgënjimit, Ancelotti u përpoq të përcjellë një mesazh uniteti dhe besimi për të ardhmen e përfaqësueses braziliane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?