Ancelotti rikuperon Camavinga-n ndaj City-it, por e ka mbrojtjen e “gjymtuar”
Real Madrid barazoi mbrëmë 1-1 në derbin ndaj Atletico Madrid. Madrilenët nuk kanë kohë për të pushuar, pasi të martën do luajnë aktin e parë të supersfidës me Manchester City-n.
Carlo Ancelotti ka marrë një lajm të mirë në mëngjesin e sotëm, ku Eduardo Camavinga është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë nën urdhërat e trajnerit italian që nga minuta e parë.
Francezi ka munguar për tre javë për shkak të një dëmtimi muskulor, por tani do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.
Reali është i penalizar nga dëmtimet, ku Militao, Carvajal, Alaba dhe Rudiger, do vazhdojnë të mungojnë dhe nuk do jenë të gatshëm as për sfidën me City-n.
KOHA JONË SONDAZH

