Ancelotti shpërthen pas eliminimit: Na mundi arbitri, duhet moviola në fushë
Carlo Ancelotti shquhet si një trajner shumë i qetë, por pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme nuk mund të ishte më i tillë, teksa ndeshja u vendos dhe nga gafat e arbitrit Kassai
Trajneri i Bajernit të Mynihut është tërbuar nga gabimet e gjyqtarit hungarez, i cili sipas tij nuk ishte në lartësinë e duhur.
“Ishim shumë pranë ndeshjes perfekte, po kontrollonim gjithçka edhe në shtesë, por nuk i kishim bërë llogaritë me gjyqtarin. Jam shumë krenar për lojtarët e mi, kanë bërë maksimumin edhe më shumë se kaq, por më pas shkoi ashtu siç shkoi.
Me sa duket, arbitri nuk ishte në lartësinë e duhur. Nëse më parë kam qenë kundër moviolës në fushë, tani jam pro saj, sepse arbitri nuk mund të vendosë ndeshje të tilla kaq të rëndësishme. Edhe Zidane ishte dakord me mua, kur folëm sapo u mbyll ndeshja”, u shpreh italiani.
KOHA JONË SONDAZH

