Ancelotti: S’ka çështje Gyler, duhet kohë për të luajtur në ekipin më të mirë në botë!
Real Madridi do të përballet nesër me Real Sociedad në ndeshjen e parë gjysmëfinale Të Kupës së Mbretit. Trajneri Carlo Ancelotti ka folur para këtij dueli.
“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Real Sociedad. Është një gjysmëfinale e rëndësishme për të gjithë dhe do të jetë një ndeshje e parë shumë e ngushtë dhe argëtuese.
Kam lexuar se ka një rast Gyler, por ai rast nuk ekziston. Është pjesë e një procesi, për të dhe për të gjithë lojtarët e rinj. Kjo ndodhi me Rodrygo, Vinicius, Valverde… Atij i duhet kohë për të luajtur në ekipin më të mirë në botë”, deklaroi strategu italian.
KOHA JONË SONDAZH

