Andi Qerfozi, talenti që po rritet te St. Gallen

Prej vitesh në Zvicër rritën talentet shqiptarë të futbollit. Rasti më i fundit është ai i sulmuesit Andi Qerfozi, 19-vjeçar, i cili është pjesë e ekipit të St. Gallen, sulmues qendre, që falë shtat-lartësisë krijon një pikë referimi në sulm dhe zotëron goditje potente me të djathtën. Lojtari është afruar gjatë merkatos së verë, pas dy sezoneve ku mbrojti ngjyrat e FC Frauenfeld, në kategorinë e pestë. Në edicionin e fundit gjatë aktivizimit në Ligën Ndër-rajonale, Andi Qerfozi u shpall golashënuesi më i mirë me 24 gola të shënuar. Pavarësisht karrierës së re, futbollisti numëron 38 gola në 45 ndeshje zyrtare.Andi Qerfozi ka lindur në Zvicër, në vitin 1995 dhe është djali i ish-volejbollistit të Kombëtares, Grigor Qerfozi. Djaloshi zotëron nënshtetësinë shqiptare, ndërsa prej moshës 14-vjeçare u testua nga ish-trajneri i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Sulejman Demollari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?