Andorra-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.

Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi e stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K.

Swiss Digital Mobile Reklama
Andorra-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?