Andrea Pirlo zgjedh ekipin e ëndrrave në Champions League (Foto)
Andrea Pirlo zgjedh ekipin e ëndrrave në Champions League
Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, që ka shkëlqyer në Kupat e Europës, duke qenë vendimtar në përballje të mëdha, aq sa ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme si lojtar, me gjigantë të kontinentit, si Milan e Juventus, duke realizuar edhe gola të paharrueshëm. Në radhët e Milan, Andrea Pirlo e ngriti dy herë Kupën e Europës, e para në vitin 2003, pasi ekipi i tij mundi Juventusin, me penallti në “Old Trafford”, dhe sërish në vitin 2007, kur mundi Liverpul 2-1,në Athinë. Mjeshtri i madh i Juves, 35 vjeç, ka luajtur në total 130 ndeshje në Kupat e Europës. Ai zgjedh sipas preferencave të tij ekipin më të mirë të Champions League, gjatë dekadës së fundit:
Portier
Gianluigi Buffon
Veterani italian dhe shoku i Pirlos tek Juventus është padyshim jo ndonjë i huaj për futbollin evropian. Ai ka luajtur 124 ndeshje në Champions League dhe Kupën UEFA, gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme.
Verdikti i Pirlos: Ai është një lojtar i nivelit të lartë, prej shumë kohësh. Ka bërë pritje si asnjë portier tjetër në botë. Di si të komandojë mbrojtjen si dhe i jep besim asaj.
Mbrojtja
Philipp Lahm
Qendërmbrojtësi ka qenë pjesë integrale e Bayern Munich, që ka dominuar futbollin gjerman gjatë viteve të fundit. Gjithashtu ai i është bashkuar gjithashtu shumë sukseseve Europiane. Bajern fitoi trofeun e Champions League në vitin 2013, duke mundur Borussia Dortmund në finalen e “Ëembley”, si dhe ishte në finale ndaj Inter, më 2010 dhe Chelsea, 2012.
Verdikti i Pirlos: – Një nga lojtarët që kurrë nuk bën gabime, gjithnjë i gatshëm për Gjermaninë dhe Bajern Mynih. Ndoshta nuk ka marrë meritat e duhura, sepse ka qenë gjithmonë normale për të që të luante në nivele të larta.
Paolo Maldini
Një gjigant i ndeshjeve Europiane dhe mjeshtër i mbrojtjes, Maldini fitoi 26 trofe gjatë 24 viteve karrierë me Milanin. Ish-lojtari i Milan bëri 161 paraqitje Europiane me klubin e tij, duke e ngritur Kupën e Europës pesë herë (1989, 1990, 1994, 2003 e 2007). Ai gjithashtu arriti edhe tre herë në finale të Kupave të Europës (1993, 1995 e 2005).
Verdikti i Pirlos: Një mbrojtës që mund ta lexojë ndeshjen si askush tjetër. Inteligjent dhe gjithashtu i qetë me topin. Një lojtar i madh, i vërtetë, si për Italinë, ashtu edhe për Milan.
Fabio Cannavaro
Një tjetër eksponent i filozofisë italiane të mbrojtjes, Cannavaro luajti në Europë me ekipet e Napolit, Parmas, Inter, Juventus e Real Madrid, duke kaluar mbi 100 ndeshje në fazën kontinentale. Ai e veshi në 136 ndeshje fanellën e Italisë dhe ishte vendimtar në triumfin e Kupës së Botës, 2006.
Verdikti Pirlos: Një lider i vërtetë i cili nuk kishte nevojë të kërkonte respekt, sepse e fitonte atë natyrshëm. Pa dyshim, një nga mbrojtësit e qendrës më të mirë në botë, që ka luajtur ndonjëherë.
Cafu
Njeriu që i solli Brazilit artin e të mbrojturit, Cafu ishte aq i fortë sa shkonte para, sulmonte dhe kthehej e mbronte shumë fort. Karriera e tij e gjatë u kurorëzua me trofe, kur ngriti Kupën e Europës me Milan në vitin 2007.
Verdikti i Pirlos: Ai është një nga mbrojtësit më të mëdhenj që dinë edhe të sulmojnë. I shkëlqyeshëm për avancimin në sulm, dinte të mbronte mjaft mirë.
Mesfusha
Paul Scholes
Me pasimet e tij pa gabime dhe me duelet që fitojnë gjithnjë, Scholes shkëlqeu edhe në Kupat e Europës me Manchester United. Ai e ngriti dy herë trofeun e Champions League, ndonëse doli nga fusha në finalen e vitit 1999, para se të luante rol vendimtar në Moskë, ndaj Çelsit, kur skuadra e tij e fitoi trofeun në vitin 2008.
Verdikti i Pirlos: Një lojtar i vërtetë i madh i gjeneratës së kaluar angleze. Nuk luante thjesht një ndeshje, ai mendonte gjatë gjithë ndeshjes. Mund të shihni çdo pasim, çdo veprim, që ishte i bazuar në inteligjencë dhe të menduar mirë.
Gennaro Gattuso
Mburoja e fundit e repartit difensiv, Gattuso ishte i fuqishëm, energjik dhe këtë e tregonte në çdo ndeshje që luajti. Me Milan ai fitoi dy herë Kupën e Europës, 2003 e 2007.
Verdikti i Pirlos: Rino ishte tmerri i kundërshtarit. Madje edhe në ndeshjet e kontrollit, ai luante si në një finale të Kupës së Botës. Stili i lojës së tij lejonte shokët e tjerë të ekipit të fokusoheshin më tepër tek topi. Çdo ekip kishte nevojë për një lojtar si Gattuso.”
Xavi
Heroi i Spanjës dhe lojtari perfekt i pasimeve në mesfushë vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm me Barcelonën duke fituar gjithçka gjatë viteve të fundit. Kjo përfshin Champions League në tre raste (2006, 2009 e 2011).
Verdikti i Pirlos: Një tjetër lojtar inteligjent i mesfushës. Nuk ka nevojë të shpenzojë kohë të vrapojë nëpër fushë, por mund ta kontrollojë ndeshjen, siç ka treguar tek Barcelona dhe Spanja, me inteligjencë dhe me pasime të zgjuara.
Sulmi
Kaka
Brazilian në kulmin e karrierës së tij ishte një ndër më të mëdhenjtë në botë. Ai luajti në 94 ndeshje ndërkombëtare, duke shkëlqyer me Milan dhe katër sezone me Real Madrid. Kaka ka fituar Champions League me ekipin italian, më 2007.
Verdikti i Pirlos: Më kujtohet sa keq u katandisëm si ekip, kur Kaka iku nga Milan. Për dy apo tre vjet ai ishte lojtari më i mirë në botë. Kishte një veti, pasi ekipet e tjera nuk kishin idenë si mund ta ndalnin atë.
Lionel Messi
Pa dyshim një ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë. Mesi ka arritur shumë në 27 vjet. Në arritjet e tij përfshihen tre Kupa të Europës me Barcelonën, kundër Arsenal, 2006, dhe Manchester United, në vitet 2009 e 2011. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë kompeticion dhe ka shënuar 74 gola në 94 ndeshje. E jashtëzakonshme!
Verdikti i Pirlos: Ai ka arritur shumë, por jam i sigurtë do të arrij shumë. Nuk dua të flas me detaje rreh asnjë ai është në gjendje të bëj. Të gjithë e dinë se ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në botë. Lionel Messi e ka fituar trofeun e Champions League në tre raste, 2006, 2009 e 2011.
Fillipo Inzaghi
Një nga sulmuesit më të mirë të Italisë. Inzaghi shënoi 70 gola në 114 ndeshje të Europianit me Parman, Juventus e Milan. Trajneri aktual i Milan, Inzaghi gjithashtu fitoi dy herë trofeun e Champions League (në 2003 e 2007).
Verdikti i Pirlos: Thjesht perfekt në realizmin e golave. Ne jemi kuptuar mjaft mirë me njëri-tjetrin dhe ai dinte se çfarë pasimi mund të bëja dhe se ku duhet të qëndronte. Nëse atij i jepej një shans, ishte gati ta shfrytëzonte atë.
KOHA JONË SONDAZH

