Anglia apo Gjermania? Talenti i Bayernit merr vendimin për Kombëtaren

Jamal Musiala, ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për karrierën e tij. 17-vjeçari ka zgjedhur për të luajtur me Gjermaninë në të ardhmen dhe jo me kombëtaren angleze, nga është me origjinë.

Talenti i ri është lindur e rritur në Stuttgart, por nisi të luante me ekipet e moshave të Anglisë. Pas dy viteve me fanellën e “3 Luanëve”, Musiala vendosi të luajë për Gjermaninë U16. Megjithatë, u rikthye sërish në ishullin britanik, ku luajti dhe për komëbtaren U21 dy ndeshje.

Gjithsesi, vendimi më i rëndësishëm është ai për kombëtaren e madhe dhe zgjedhja e tij finale është kombëtarja e Gjermanisë. Vendimi i tij është marrë menjëherë pas ndeshjes së djeshme kundër Lazios në Champions League, ku Jamal shënoi edhe golin e dytë për bavarezët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?