FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anglia dhe Amerika kualifikohen. Anglezët përballen në turin tjetër me Senegalin, kurse amerikanët me Hollandën (VIDEO)

Anglia dhe Amerika janë dy kombëtaret e tjera që sigurojnë vend për në 16 më të mirat e Kupës së Botës në Katar. Angli-Senegal dhe Holandë-Amerikë do të jenë përballjet e fazës tjetër.

Amerikanët morën një fitore minimale 1-0 në duelin direkt ndaj Iranit. Rezultatin e vulosi një gol i shënuar nga ylli i Chelsea-t, Christian Pulisic në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë, Amerika ruajti mjaft mirë rezultatin dhe mori kualifikimin.

Anglia arriti një sukses të thjeshtë 3-0 ndaj Uellsit, duke siguruar vendin e parë. Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën “Tre Luanët” do të shpërthenin. Rashford dhe Foden shënuan dy gola për dy minuta, duke shtangur Uellsin. Në minutën e 68-të, Rashford kompletoi mbrëmjen perfekte me golin e dytë personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa nesërmbrëma vendoset fati i Argjentinës nëse kalon apo në turin tjetër, e cila do të ndeshet me Poloninë e Levandovskit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja tabela e ndeshjeve të nesërme:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?