Anglia dhe Argjentina luajnë futboll amerikan në 45 minutat e para, luftë për çdo top
Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës ka mbyllur 45 minutat e para në barazim 0-0, pas një pjese të parë të luftuar dhe me shumë duele në mesfushë.
Takimi nisi me tension, teksa një ndërhyrje e gabuar e Enzo Fernandez ndaj Elliot Anderson solli përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave. Situata u qetësua shpejt, por ritmi i ndeshjes mbeti i ashpër, me ndërprerje të shpeshta për shkak të faulleve.
Rastin më të mirë për Anglinë e pati John Stones në minutën e 32-të, por mbrojtësi nuk arriti të gjejë kuadratin me goditjen e tij me kokë.
Argjentina u kundërpërgjigj në minutën e 38-të, kur Enzo Fernandez provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, e cila përfundoi shumë pranë traversës.
Pavarësisht intensitetit dhe rivalitetit të lartë në fushë, asnjëra skuadër nuk arriti të krijojë një goditje në kuadratin e portës gjatë pjesës së parë, e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.
KOHA JONË SONDAZH

