Anglia dhe Uellsi kalojnë në raundin e 1/8-tave
Anglia dhe Uellsi janë dy skuadrat e grupit B që kualifikohen për në raundin tjetër të “Euro 2016”.
Pavarsisht se Anglia barazoi me rezultatin e bardhë 0-0 kundër përfaqësueses së Sllovakisë, “Tre Luanët” e drejtuar nga Roi Hoxhson kanë 5 pikë, një më shumë se Sllovakia, e cila ka shanse për tu kualifikuar si e treta më e mirë.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër Uellsi mundi me rezultatin e pastër 3-0 Rusinë e cila eleminohet dirket nga faza e grupeve.
Një paraqitje jo e mirë e përfaqësueses Ruse në këtë kampionat europian duke i zhgënjyer të gjithë me paraqitjet e saj.
Uellsi kalon në fazën tjetër si e para e grupi B duke pasur gjashtë pikë të grumbulluara.
Renditja e grupit B
- Uellsi 6 pikë
- Anglia 5 pikë
- Sllovakia 4 pikë
- Rusia 1 pikë
KOHA JONË SONDAZH

