Anglia dominon në Europë, mund të ketë 10 ekipe në sezonin e ardhshëm

Premier League vazhdon të dominojë futbollin europian dhe këtë sezon ka arritur një rekord historik, duke pasur përfaqësues në çdo finale të kompeticioneve europiane për klube.

Ky sukses i jashtëzakonshëm garanton tashmë që Anglia të ketë të paktën pesë skuadra në fazën “League Phase” të UEFA Champions League sezonin e ardhshëm. Megjithatë, numri mund të rritet edhe më shumë dhe të shkojë deri në gjashtë ekipe.

Skenari lidhet me Aston Villa, që ndodhet në garë për triumfin në UEFA Europa League. Nëse skuadra angleze arrin të mbyllë kampionatin mes pesë vendeve të para dhe njëkohësisht fiton Europa League, atëherë edhe skuadra e vendit të gjashtë në Premier League do të siguronte kualifikimin për në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ekziston edhe një tjetër skenar, edhe më spektakolar, që mund t’i japë Anglisë plot 10 skuadra në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këtij kombinimi:

Aston Villa duhet të fitojë Europa League, por ta mbyllë kampionatin jashtë gjashtë vendeve të para;

Crystal Palace duhet të triumfojë në UEFA Conference League;

ndërsa Chelsea duhet të fitojë FA Cup më 16 maj, pa e mbyllur Premier League mes gjashtë vendeve të para.

Në këtë rast historik, Anglia do të kishte:

6 skuadra në Champions League (pesë të parat e kampionatit plus fituesen e Europa League);

3 skuadra në Europa League (vendi i gjashtë në kampionat plus fituesit e FA Cup dhe Conference League);

1 skuadër në Conference League (skuadra e vendit të shtatë në Premier League).

Një skenar i tillë do të konfirmonte edhe një herë superioritetin aktual të futbollit anglez në arenën europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?