Anglia humbet sulmuesin e Chesea-t për duelin me Shqipërinë

Cole Palmer nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshet e Anglisë, në eliminatoret e Botërorit. Sulmuesi i Chelsea ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë në grumbullimin e “Tre Luanëve”.

Palmer mungoi në ndeshjen Arsenal-Chelsea, ndërsa trajneri Enzo Maresca zbuloi pas takimit se sulmuesi pritet të jetë gati vetëm pas pushimit të kombëtareve.

Palmer ishte fillimisht pjesë e listës së publikuar nga trajneri Thomas Tuchel, por tani do të bëhen ndryshime.

SHKARKO APP