Anglia iku nga BE, iku edhe nga kampionati europian prej Islandës!

Surpriza e madhe e kampionatit europian, ndodhi. Anglia kthehet në shpi nga ekipi modest i Islandës. Ndeshja mes Anglisë dhe Islandës përfundoi 2 me 1 në favor të ekipit islandez.

Ekipi anglez e filloi me një penallti në favor të saj në minutën e 4 dhe ku shënoi Rooney dhe dy minuta më vonë barazon Islanda me anë të Sigurdsson. Ndërsa në minutën e 18 të pjesës së parë Anglia shkon në disavantazh. Pra 2 me 1 përfundoi ndeshja në favor të Islandës. Anglia luajti dobët ndonëse pati disa raste, porse nuk shënoi. Kurse islandezët ishin këmbëngulës, shpejtë, luajtën me shpirt dhe kaluan në çerekfinale. Një shtet me afro 300 mijë banorë mundi një Angli e cila ka krijuar futbollin në histori.

Siç duket anglezve nuk po i ndahen të këqijat pas daljes edhe nga BE ! Ikën nga Unioni Europian kurse të hënën ikën edhe nga kampionati europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat angleze kanë kryqëzuar menjëherë kombëtaren e tyre pas eleminimit nga Islanda në fazën e 1/8-tave në “Euro 2016”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në titullin e saj “Daily Mail” e quan poshtërim eleminimin nga Islanda. ” Poshtërim përfundimtar: Anglia u eliminua nga “Euro 2016″ nga Islanda duke marrë një prej goditjeve më të mëdha” shkruan “Daily Mail”. Ndërsa “The Guardian” shkruan. ” Anglia poshtërohet nga Islanda. Jashtë Euro 2016.” I njëjti titull ishte dhe nga tabloidi “The Sun” të cilët nuk e kanë pritur këtë eleminim nga përfaqësuesja e tyre që nuk arriti të shkojë me shumë se në fazën e 1/8-tave.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?