FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anglia ndalet ndaj Amerikës, “Tre Luanët” vuajnë shumë (VIDEO)

Amerika dhe Anglia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola mbrëmjen e sotme. Tre Luanët kishin një ndryshim total nga ndeshja e parë, duke u vendosur shpesh herë në rrezik nga rivalët.

Në minutën e 26-të, McKennie do të humbiste një mundësi të artë brenda zonës, por goditja e tij do të përfundonte jashtë kuadratit. Pak minuta më pas, Pulisic do të ndalej vetëm nga traversa, pas një goditje të fortë me të majtën në hyrje të zonës.

Pjesa e dytë ishte e bllokuar me pak rate shënimi në të dyja portat. Amerika humbi disi freskinë e pjesës së parë, ndërkohë që Anglia u zgjua vetëm në fundin e ndeshjes për të dhënë sinjale për golin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Harry Kane goditi me kokë brenda zonës në shtesë, por goditja e tij shkoi jashtë kuadratit. Pas këtij barazimi, Anglia kryeson me 4 pikë, 1 më shumë se Irani dhe dy më shumë se Amerika. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?