Anglia “pushton” Europën, finale e gjitha angleze edhe në Europa League (VIDEO)
Do të jetë një finale e gjitha angleze edhe ën Europa League këtë sezon. Chelsea ka arritur që të fitojë nga ruleta e penalltive ndaj Frankfurtit, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Skuadra londineze do t’i bashkohet ekipit tjetër nga i njëjti qytet në Baku.
Ndeshja do të niste mjaft mirë për Blutë e Londrës që do të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 28-të. Ruben Loftus-Cheek merr një top në zonë nga Hazard, dhe me një goditje të bukur arrin që të mposhtë portierin Trapp. Frankfurti nuk dorëzohet, teksa në fillimin e pjesës së dytë do të përfitonte nga një përgjumje e skuadës londineze për të shënuar golin e barazimit të Jovic.
Të dyja skuadrat do të kishin mundësi të mira shënimi deri në fundin e kohës së rregullt, por asnjëra prej tyre nuk do të shënonte më, duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë. Sfida e parë mes tyre ishte mbyllur po në barazim 1-1 në Gjermani.
Në kohën shtesë, Frankfurti pati mundësinë e artë për të shënuar me Sebastien Haller, por goditja e tij do të ndalej në vijën e portës nga David Luiz. Sfida shkoi në ruletën e penalltive, atje ku Chelsea do të tregohej më e saktë, duke fituar 4-3 falë dy gabimeve të Hintereger dhe Paciencas. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

