Anglia triumfon me përmbysje ndaj Holandës, sfidon Spanjën në finalen e “Euro 2024”

Angli-Spanjë do të jetë finalja e madhe e “Euro 2024”. Tre Luanët morën një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Holandës, në një duel që dhuroi shumë emocione në Dortmund.

Tulipanë e nisën me gol duelin. Në minutën e 7-të, Xavi Simons shënon një super gol me një goditje potente nga distanca që shkon në trekëndësh.

Anglia gjeti shumë shpejt barazimin, pasi në minutën e 17-të, Tre Luanët fitojnë 11-metërsh pas një faulli të Dumfries në zonë. Nga pika e bardhë Harry Kane nuk fal, duke e dërguar në cepin e portës.

Ndeshja ishte e ndezur me raste të mira në të dyja krahët, por në fundin e ndeshjes Anglia është me më shumë fat. Watkins shënon në kohën shtesë një gol fantastik që i dërgon në finalen e Berlinit, ku i pret Spanja. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP