Anglia turpëron keq serbët para ndeshjes dhe trajnerin Paunovic
Kombëtarja e Serbisë do të luajë sot në orën 20:45 në “Wembley Stadium” një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, përballë Anglisë së fuqishme, me objektivin për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën “play-off” të Kupës së Botës.
Ky takim shënon gjithashtu debutimin e trajnerit Veljko Paunoviç në pankinën e Serbisë, duke shtuar emocionin dhe presionin për serbët.
Megjithëse kjo përballje ka rëndësi të madhe për Serbinë, atmosfera në kampin anglez tregon të kundërtën. Sipas mediave serbe, anglezët nuk e kanë marrë me seriozitet këtë ndeshje, as në fushë, as jashtë saj.
Një shembull i qartë i kësaj është ajo që ndodhi gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes: në sallën ku ishin të pranishëm Veljko Paunoviç dhe mbrojtësi Nikola Milenković, ishte vetëm një gazetar anglez!
Një situatë e paprecedentë që në Serbi është interpretuar si mungesë respekti dhe “poshtërim” ndaj trajnerit të ri dhe përfaqësueses serbe, nga një vend që vetë e quan veten “djepi i futbollit”. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

