FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara / FSHF dhe SHRFT organizojnë aktivitet futbolli me fëmijët me nevoja të veçanta

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një event me fëmijë me nevoja të veçanta, në kuadër të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.

Në këtë nismë të ndërmarrë nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë morën pjesë rreth 15 fëmijë, të cilët zhvilluan lojëra sportive individuale dhe në grup, nën kujdesin e specialistëve të SHRFT.

Fëmijët u përfshinë në ushtrime argëtuese, lojë individuale me top, driblime, gjuajtje të penalltive dhe lojë në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmijëve pjesëmarrës iu dhuruan fanella të lojës dhe topa futbolli si simbol i dashurisë për sportit dhe mesazhit të gjithëpërfshirjes që përçon loja më e bukur në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Federata e Futbollit & SHRFT organizojnë aktivitet futbolli me fëmijët me nevoja të veçanta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?