Anglia zbulon listën për sfidat ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, ka risi
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka publikuar listën e tij për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, duke sjellë disa risi të rëndësishme. Edhe pse “Tre Luanët” janë kualifikuar me një ecuri të pabesueshme prej gjashtë fitoreve radhazi, Tuchel ka zgjedhur të testojë alternativa të reja.
Mesfushori i Bournemouth, Alex Scott, është thirrur për herë të parë në Kombëtaren A. 22-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Premier League, duke qenë shtyllë e skuadrës së Andoni Iraola-s dhe duke kontribuar me gola e paraqitje të qëndrueshme.
Scott vjen pas një vere të suksesshme me Anglinë U21, me të cilët fitoi Evropianin kundër Gjermanisë. Lajm i madh është edhe rikthimi i Jude Bellingham, i cili mungoi në dy grumbullimet e fundit për shkak të operacionit në shpatull. Ylli i Real Madrid është në formë fantastike, me dy gola në dy ndeshjet e fundit të La Liga-s, përfshirë golin vendimtar në “El Clasico”.
Përfshirja e emrave të rinj ka sjellë edhe përjashtime. Jack Grealish dhe Myles Lewis-Skelly nuk figurojnë në këtë listë, ndërsa rikthehen Foden, Wharton dhe Pope.
Edhe pse kishte kërkesa për rikthimin e Danny Welbeck, sulmuesi i Brighton nuk është përfshirë, duke lënë Harry Kane-n të vetmin sulmues të pastër në skuadër.
Këto dy ndeshje do të jenë testi i fundit i Tuchel përpara fazës përfundimtare të përgatitjeve për Kupën e Botës, e cila nis verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

KOHA JONË SONDAZH

