Anglia zbulon mbrojtësin që do të zëvendësojë Alexander-Arnold në “Euro 2020”

Ben White do të luajë në “Euro 2020”. Mbrojtësi i Brighton është zgjedhur për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold pas një dëmtimi të pësuar në ditët e fundit.

22-vjeçari i Liverpoolit do të detyrohet të rrijë jashtë për gjashtë javë. White luajti për 90 minutat në miqësoren kundër Rumanisë, duke arritur kështu të meritonte thirrjen për Kampionatin Evropian.

Jesse Lingaard, James Ward-Prowse, Ollie Watkins dhe Ben Godfrey, ishin ndër alternativat, por në fund ai që u përzgjodh është futbollisti i Brighton. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP