Anila Basha tregon pritjen nga presidenti i federatës Çeke: Drekë miqësore mirëseardhjeje në Pragë

Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha ka postuar foto nga takimi dhe pritja që ju bë nga presidenti i federatës Çeke, Petr Fousek. ”Padyshim folëm për futbollin, atë çka bëjnë federatat për të ushqyer mbështetjen dhe partneritetin, ndërsa presidenti Çek u interesua veçanërisht për mënyrën sesi funksionon në FSHF politika gender dhe përfshirja e grave në nivele drejtuese në futboll”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Përpara sfidës së rëndësishme të mbrëmbjes së sotme të Kombëtares shqiptare kundër Çekisë, presidenti i Federatës Çeke Petr Fousek priti delegacionin tonë, pjesë e të cilit isha dhe unë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte një drekë miqësore mirëseardhjeje në Pragë por që çekët sigurisht nuk e kanë harruar humbjen 3 me 0 në Tiranë vitin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Padyshim folëm për futbollin, atë çka bëjnë federatat për të ushqyer mbështetjen dhe partneritetin, ndërsa presidenti Çek u interesua veçanërisht për mënyrën sesi funksionon në FSHF politika gender dhe përfshirja e grave në nivele drejtuese në futboll.

E të mendosh se në Komitetin Ekzekutiv në Çeki nuk ka ende asnjë grua në bord. Këto janë disa nga momentet gjatë drekës së dy delegacioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?