Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anna Memija: Nuk e harroj debutimin në Kombëtare, kam sakrifikuar shumë për futbollin!

Sporti E enjte, 20 Gusht 2020 14:19
Anna Memija: Nuk e harroj debutimin në Kombëtare, kam sakrifikuar shumë për futbollin!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Anna Memija debutoi për herë të parë me ekipin kombëtar shqiptar për femra në 11 shkurt të këtij viti, kur Shqipëria mirëpriti një nga turnetë e shumtë që zhvillon UEFA. Edhe pse ka lindur në SHBA, futbollin ka nisur ta luajë në Vlorë, në vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të saj. Ftesën nga kombëtarja e konsideron si arritjen më të madhe që ka bërë në karrierën e saj deri më tani ndërkohë që shton se dëshira e madhe që ka është të luajë për klube të mëdha, europiane apo amerikane. Edhe pse e vogël në moshë, Annës nuk i mungon pjekuria dhe në intervistën e saj për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

Mund t'ju interesojë

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 5 orësh
Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Para 7 orësh
Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Para 12 orësh

Kur kam qenë e vogël, kam kaluar një pjesë të fëmijërisë sime në qytetin e mrekullueshëm të Vlorës. Për fat të mirë, afër kisha stadiumin e Flamurtarit dhe gati çdo ditë luaja me shokët dhe shoqet, ndoshta që kur isha 5 vjeçe. Nisa të luaja me ta për qejf, por sot është kthyer në sportin tim të preferuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Personi i parë që më ka afruar me këtë sport ishte një trajner nga qyteti ku unë aktualisht jetoj. Teksa luaja një ditë, ai më tha që kam një potencial dhe vizion të madh në këtë lojë dhe duhet të vazhdoj të luaj. Fjalët e tij më shtynë që të besoja edhe më tepër te vetja dhe sot aktivizohem me klubin e NESA-s këtu në SHBA dhe kam pasur fatin të luaj edhe me kombëtaren shqiptare.

– Si është marrëdhënia jote me grupin dhe trajnerin?

Kam marrëdhënie të shkëlqyera, si me ekipin kombëtar, me vajzat, me trajnerin ashtu edhe me klubin për të cilin luaj këtu. Ne kemi nevojë për njëra-tjetrën dhe për këtë arsye përpiqemi ta mbështesim njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës, në mënyrë që jo vetëm të zhvillojmë veten më tepër por edhe futbollin e femrave, në mënyrë që të jetë në të njëjtin nivel si futbolli i meshkujve.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja?

Ka qenë një moment shumë emocionues dhe në të njëjtën kohë isha shumë falënderuese për mundësinë që m’u dha pasi ka qenë ëndërr e imja që fëmijë, që të luaja për vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të mi. Unë jam rritur në Vlorë dhe për këtë arsye, kjo ftesë ishte edhe më e veçantë dhe ky moment u bë edhe më i paharrueshëm për mua pasi jam shumë krenare që përfaqësoj flamurin kuqezi .

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

I rishikoj ndeshjet e mia pasi më ndihmojnë që të shikoj gabimet që kam bërë gjatë lojës dhe më ndihmojnë t’i përmirësoj ato në ndeshjen pasardhëse. Mamaja ime është gjithashtu një mbështetje e madhe për mua, pasi ajo ulet dhe i rishikon ndeshjet me mua dhe më tregon se ku kam gabuar, duke më treguar gjithmonë të vërtetën.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

Momenti më i lumtur në karrierën time, ka qenë kur kam luajtur për herë të parë me kombëtaren shqiptare. Përfshirja në ekipin kombëtar më ka dhënë mundësi për eksperienca të reja, për miq dhe mundësi të reja, për të cilat gjithmonë do jem falënderuese. Nuk do të harroj kurrë se çfarë emocionesh të papërshkrueshme më përshkonin trupin, kur këndonim përpara çdo ndeshjeje, himnin shqiptar.

– Si e motivon veten kur ekipi nuk merr rezultat pozitiv?

Gjithmonë e mendoj humbjen si një eksperiencë, e cila sipas meje, i mëson dhe i rrit më shumë futbollistët. Personalisht, në çdo ndeshje mundohem të jap maksimumin deri në minutin e fundit të ndeshjes, sepse për mua, ndeshja nuk ka mbaruar deri kur të dëgjohet vërshëllima e fundit.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Realisht, kam sakrifikuar shumë për futbollin. Pas shkolle, shkoja gjithmonë në stërvitje, edhe nëse të nesërmen kisha ndonjë provim, i cili mund të ishte shumë i rëndësishëm. Qëndroja deri në orën 4 të mëngjesit duke bërë detyrat dhe duke mësuar për provime, vetëm se nuk e lija stërvitjen. Kjo është vetëm një nga sakrificat që unë kam bërë për këtë sport.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Kam shumë synime për të ardhmen dhe një nga ato është të vazhdoj të bëj atë që po bëj tani, të luaj futboll dhe të luaj në mënyrë profesionale, që ka qenë edhe një nga qëllimet e mia kryesore që kur kam qenë e vogël. Dua të luaj dhe të jem pjesë ekipeve më të mira në botë, qofshin këto skuadra amerikane apo europiane.

– Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

Këshillën më të vlefshme ma ka dhënë gjyshja ime e cila më ka thënë të mos heq dorë kurrë nga ajo që besoj dhe ëndërroj sepse në fund, nëse punoj fort, do të paguhem për këtë gjë.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Idhulli im është Lionel Messi. E kam ndjekur atë që kur kam filluar të luaj futboll.

– Çfarë mesazhi i jep vajzave që u thuhet se futbolli është vetëm për djem?

Mesazhi që do t’i jepja të gjitha vajzave që u thuhet se futbolli është vetëm për djem është ky: “Vetëm se ti nuk ke lindur djalë, nuk do të thotë që ti nuk mund të luash të njëjtin sport si ata. Nëse ty të pëlqen kjo lojë, askush nuk mund të të ndalojë, madje as ata njerëzit që thonë se futbolli është vetëm për djem,. E rëndësishme është që ti të argëtohesh dhe të kënaqesh duke luajtur. Puno fort dhe kënaqu në të njëjtën kohë!”

Etiketat e lidhura

Anna Memijafutbollistja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.