Ansi Agolli kthehet në hero edhe në Azerbajxhan, dhuratë orë Rolex
Ishte paralajmëruar dhe ashtu ndodhi. Lojtari i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është pritur në mënyrë madhështore në Karabak. Klubi Azer, në rast fitoreje ndaj armenëve, i kishte premtuar një dhuratë të veçantë, si atij, ashtu edhe shqiptarit tjetër, Admir Teli, pasi njihet rivaliteti i këtij vendi me Armeninë. Jo më kot, Ansi Agolli ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen ndaj Armenisë. Megjithatë, dhuratën më të bukur Agolli e ka marrë nga trajneri i vet, Kurban Kurbanov: një orë Rolex. Jo vetëm kaq, sepse trajneri e ka përqafuar Agollin 4 herë, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë me këtë lojtar. Ansi, konsiderohet si lojtari i huaj më i mire që ka luajtur në radhët Karabakut, duke u shpallur dy herë radhazi, vjet dhe sivjet, kampion i Azerbajxhanit, si dhe duke i kualifikuar deri në fazën e ndeshjeve në grupe në Europa League. Edhe vlerësimi e pritja e tifozerisë Azere ka qenë e jashtëzakonshme, pasi të gjithë dëshironin një fitore kundër Armenisë së urryer. Vetë Agolli, shprehet: “Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur. Kemi ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve, por edhe azerëve”.
KOHA JONË SONDAZH

