Ansu Fati i shuan shpresat PSG-së: Dua të qëndroj gjithmonë te Barcelona

Ansu fati pas një sezoni të vështirë për shkak të një dëmtimi është gati që të kthehet në protagonist te Bacelona. Talenti i njohur ka reaguar pas zërave që e shohin pranë një transferimi të mundshëm te PSG.  Fati ka në mendje vetëm suksesin në “Camp Nou” dhe pranoi se ishte e veçantë të trashëgonte numrin 10-të të Lionel Messit.

“E vërteta është se nuk e di. Këto janë gjëra që agjenti im dhe prindërit e mi i kanë. Që në fillim të gjithçkaje i thashë agjentit tim dhe babait tim se cili ishte qëllimi im, që ishte të qëndroja. Në klub e kam të qartë në kokën time, po, shpresoj të mund ta bëj të gjithë karrierën time këtu.

Me largimin e Leos pata një numër tjetër që ishte 17. Më thirri klubi dhe më tha propozimin që kishin, se donin të ma jepnin numrin 10-të. Klubi më tha që kapitenët e pranuan dhe për mua është një nder. Nëse je te Barça, duhet të jesh i përgatitur për gjithçka. Leo i ka dhënë shumë Barçës dhe duke e parë atë në një klub tjetër. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, deklaroi Ansu Fati.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?