Anthony Joshua konfirmon duelin me Tyson Fury: Kontratat janë firmosur, do t’i tregoj forcën time!

Anthony Joshua ka konfirmuar se përballja e shumëpritur me Tyson Fury është tashmë një marrëveshje e mbyllur, edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar për datën dhe vendin ku do të zhvillohet dueli i madh mes dy boksierëve britanikë.

Vetëm pak ditë pas fitores me nokaut ndaj Kristian Prengës, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë ka zbuluar se kontratat për sfidën ndaj Fury-t janë firmosur.

“Ne i kemi nënshkruar kontratat. Gjithçka është bërë. Askush nuk mund ta imagjinojë se çfarë kam kaluar në duelin e fundit. Jam rikthyer. Do t’i tregoj forcën time. Jam kampioni më i egër që ka ekzistuar ndonjëherë”, deklaroi Joshua.

Swiss Digital Desktop Reklama

Britaniku më pas uli tonet dhe shprehu respekt për rivalin e tij të ardhshëm, duke vlerësuar karrierën dhe arritjet e Tyson Fury-t.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke lënë mënjanë shakatë, unë respektoj gjithçka që ai ka bërë dhe gjithçka që ka arritur. Por tani jemi këtu dhe është momenti ynë. Shpresoj që tifozët të shijojnë një duel të madh mes nesh”, u shpreh Joshua.

Për Joshua-n, sfida ndaj Prengës ishte një hap i rëndësishëm pas një periudhe të vështirë në karrierë. Boksieri britanik theksoi se ajo përballje i dha besimin e nevojshëm për t’u rikthyer në majën e boksit botëror.

“Kam mësuar se nuk mund të ndalem. Jemi këtu dhe po vijmë. Tifozët panë dikë që u rrëzua dhe u rikthye përsëri. Për këtë bëhet fjalë. Dueli me Prengën më ndihmoi shumë, sepse doja patjetër të rikthehesha pas asaj që më ndodhi”, përfundoi Joshua.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?