Anthony Taylor tërhiqet nga arbitrimi në moshën 47-vjeçare: Trupi dhe mendja më kërkuan një rrugë të re!

Anthony Taylor ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si arbitër në moshën 47-vjeçare. Vetëm rreth një muaj e gjysmë më parë, anglezi drejtoi ndeshjen e fazës së 1/8-ve të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Portugalisë në Dallas, ndërsa tani ka konfirmuar tërheqjen nga arbitrimi.

Në një intervistë për BBC, Taylor ka shpjeguar arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim, pas një karriere të gjatë në futbollin profesionist. Gjatë viteve, ai ka drejtuar 668 ndeshje në futbollin profesionist anglez, si dhe finalet kryesore të kupave kombëtare dhe 163 takime ndërkombëtare.

Taylor pranoi se presioni i vazhdueshëm dhe vëmendja mediatike kanë ndikuar në vendimin e tij për t’u tërhequr.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm, por presioni është intensiv dhe gjykimi mediatik është i vazhdueshëm”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas arbitrit anglez, askush në këtë profesion nuk mund të jetë imun ndaj presionit, pasi frika për të gabuar dhe opinionet e tifozëve, trajnerëve, mediave dhe kolegëve mund të ndikojnë gradualisht te besimi në vetvete.

“Frika për të gabuar, opinioni publik, tifozët, trajnerët, prindërit, mediat dhe kolegët janë të gjitha elemente që mund të ushqejnë pasigurinë dhe mungesën e vetëbesimit”, shpjegoi Taylor.

Ish-arbitri anglez theksoi se edhe njerëzit që merren me arbitrimin përballen me lodhje fizike dhe mendore.

“Pas një kohe të gjatë në këtë ambient, energjia bie. Kjo fillon të ndikojë te motivimi dhe besimi në vetvete”, tha Taylor.

Ai shtoi se gjatë karrierës kishte mësuar mënyra për ta menaxhuar këtë presion, por tashmë mendja dhe trupi i tij i kanë treguar se ishte momenti për të nisur një kapitull të ri.

“Vendimi për t’u tërhequr bazohet vetëm në faktin se trupi dhe mendja kanë ndjekur rrjedhën e tyre natyrale në këtë rol. Tani janë gati për të nisur një rrugëtim të ri”, deklaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?