Antonio Conte, trajneri i ri i Chelsea

Antonio Conte zyrtarisht i Chelseat. Trajneri i Kombëtares së Italisë do të marrë drejtimin e skuadrës londineze në fund të Euro 2016.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi britanik, duke u dhënë fund zërave për të ardhmen e stolit pas largimit të Guus Hiddink në fund të sezonit. 46-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me “Blutë e Londrës”.

Chelsea vazhdon të mbetet i pamundur  në Premier League që pas largimit të Jose Mourinhos por pavarësisht këtij fakti, presidenti Roman Abramovich ka vendosur të mos i japë besim holandezit Hiddink, i cili ka një kontratë të përkohshme deri në fund të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me zyrtarizimin në stolin e Chelseat, Conte do të nisë eksperiencën e parë jashtë Italisë ku arriti të triumfonte për 3 sezone rresht me Juventusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai zuri vendin e Cesare Prandellit në stolin e Italisë pas largimit të ish trajnerit të kaltër që dështoi në Botërorin 2014. Gjatë dy viteve në drejtimin e Kombëtares,

Conte arriti të siguronte kualifikimin për në Euro 2016 duke regjistruar një ecuri pozitive në grupin eliminator ku nuk regjistroi asnjë humbje.

Me emërimin në stolin e Chelseat, Conte konfirmon traditën e trajnerëve italianë te Chelsea ku më parë kanë punuar edhe Vialli, Di Matteo apo Carlo Ancelotti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?