Anulohet miqësorja, Belgjikë-Portugali
Sulmet terroriste që goditën sot Brukselin dhe që shkaktuan dhjetra të vdekur kanë prekur edhe futbollin.
Zyrtarisht takimi miqësor mes Belgjikës dhe Portugalisë që ishte programuar të zhvillohej më 29 Mars në King Badouin Stadium të Brukselit është anuluar, për tu solidarizuar me familjarët e viktimave, por sigurisht më së shumti për arsye sigurie.
“Futbolli nuk është i rëndësishëm sot, dhe lutjet tona janë për personat që kanë hmbur jetë “- kjo ishte komunikata e federatës belge të futbollit.
Futbollistët e përfaqësueses së Belgjikës kanë ndërpreë seancën stërvitore dhe pritet që shumë shpejt të rikthehen në klubet e tyre.
Ndërkohë që përflitet se mund të mos zhvillohen as ndeshjet e play-offit në kampionatin belg, të cilat janë progamuar për tu luajtur javën e ardhshme.
Kujtojmë që pas sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, u anulua takimi miqësor mes Belgjikës dhe Spanjës, pikërisht për arsye se nuk mund të garantohej siguria e kësaj ndeshjeje, dhe po e njëjta situatë përsëritet dhe sot, pas atentateve me eksploziv në aeroportin e Zaventom të Brukselit dhe në metro.
Një situatë që ngre dyshim edhe në lidhje me zhvillimin e rregullt të kampionatit europian i cili do të mbahet në Francë gjatë muajve të verës, aty ku priten lëvize të mëdha nëpër aeroporte dhe qytetet për shkaka të numrit të madh të tifozëve.
KOHA JONË SONDAZH

