Anulohet ndeshja e Dritës në Champions League për shkak të koronavirusit

Autoritetet zvicerane kanë vendosur të anulojnë ndeshjen e vlefshme për finalen e turit para-eliminator të Ligës së Kampionëve, mes Dritës së Gjilanit dhe irlandezëve të Linfieldit, programuar për t’u zhvilluar këtë pasdite në orën 18:00.

Vendimi i çuditshëm u është komunikuar klubeve vetëm pak orë më parë dhe duket se lidhet tërësisht me faktin se një prej futbollistëve të kampionëve të Kosovës, mesfushori Namani ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Aktualisht është vendosur vetëm për anulimin e ndeshjes dhe nuk ka asnjë datë tjetër për zhvillimin e saj, ndërsa sipas njoftimit në klubit të Dritës, vendimi për fatin e ndeshjes pritet të merret nga Komisioni i Disiplinës në ditët e ardhshme.

Ndërkohë edhe vetë UEFA ka reaguar me një deklaratë, ku sqaron se vendimi për anulimin e ndeshjes është marrë pasi klubi i Dritës është vendosur në karantinë, duke qenë se dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

SHKARKO APP