“Apokalipsi i tretë”, “Nuk ka alibi”/ Mediat italiane shpërthejnë pas turpërimit të Italisë në Bosnje

Fakti që Italia ka dështuar sërish për të arritur në Kupën e Botës ka shkaktuar reagime të ashpra në mediat sportive italiane, të cilat e cilësojnë këtë si një nga momentet më të errëta në historinë e futbollit të vendit.

Në La Gazzetta dello Sport, gazetari Luigi Garlando e përshkruan situatën si “Apokalipsi i tretë”, duke theksuar se mungesa e tretë radhazi në Botëror po bëhet një normalitet i dhimbshëm për Italinë. Sipas tij, brezat e rinj rrezikojnë të rriten pa e parë kombëtaren në një Kupë Bote.

Edhe më i ashpër është Ivan Zazzaroni në Corriere dello Sport, i cili shkruan se “nuk ka asnjë alibi”, duke e cilësuar këtë si dështim të plotë të sistemit dhe duke kërkuar përgjegjësi konkrete në çdo nivel drejtues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën linjë, Guido Vaciago i Tuttosport kërkon “pasoja të menjëhershme”, duke sugjeruar një “reset” total për të shpëtuar futbollin italian nga kriza e thellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Maurizio Crosetti në la Repubblica flet për një “zakon të mediokritetit”, duke theksuar se Italia tashmë është mësuar me dështimet dhe nuk reagon më si dikur.

Së fundmi, Paolo Condò në Corriere della Sera kërkon një rifillim të plotë, duke e cilësuar këtë si fundin e një cikli negativ.

Italia mbetet kështu jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi, në një krizë që kërkon ndryshime rrënjësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?